Nëse nuk shkon dot ti në xhungël, atëherë
xhungla vjen te ty. Falë teknologjisë, më
konkretisht Realitetit Virtual, sot të
gjithë mund të përjetojmë emocionet e
safarit dhe xhunglës dhe të përjetojnë
disa çaste të papërsëritshme plot
aventura. Tirana East Gate, si porta e të
gjitha emocioneve, e ka krijuar këtë
mundësi për fëmijët, duke sjellë
ekskluzivisht xhunglën virtuale, VR Wild
Nature, e cila mund të vizitohet nga data
20 prill deri në 6 maj, çdo ditë jave dhe
në fundjavë, nga ora 12:00 deri në orën
20:00. Kjo përvojë unike, që vjen për herë
të parë në Shqipëri, është falas dhe e
hapur për të gjithë. Fëmijët do të kenë
mundësi të eksplorojnë botën e peizazheve
më të bukura të xhunglës e safarit dhe së
bashku ta shndërrojnë realitetin në një
botë imagjinare magjike. Një aventurë ku
vizitorët e vegjël do të kenë mundësinë të
shkrihen me natyrën, duke ushqyer një
gjirafë, duke vrapuar me një ari, duke
përkëdhelur një gepard apo duke ngjyrosur
një flutur përmes vizatimit interaktiv,
për ta parë atë pastaj të marrë jetë
përpara syve të tyre e të fluturojë larg.
Një ekspozitë unike edukative e
interaktive, ku fëmijët jo thjesht do të
mahniten nga xhungla virtuale, por do të
jenë edhe vetë aktivë gjatë lojërave të
menduara enkas për ndërveprim. Mos e
humbisni këtë eksperiencë unike dhe hyni
në botën magjike të realitetit virtual. E
ardhmja është këtu. Ejani dhe kënaquni!
Kini parasysh se, për sigurinë e fëmijëve
tuaj gjatë lojës VR Wild Nature, është
rreptësisht e ndaluar: Qëndrimi i
prindërve brenda perimetrit të lojës.
Përdorimi i cigareve elektronike apo
pajisjeve vape. Konsumimi i pijeve dhe
ushqimit brenda zonës Wild Nature. Fëmijët
e pashoqëruar nga prindërit. Dëmtimi i
elementeve dekorativë, tavolinave dhe
karrigeve. Vrapimi brenda zonës Wild
Nature (risk për dëmtim). Lëvizja e
tavolinave dhe karrigeve brenda zonës Wild
Nature.
Nga ide për dhuratën perfekte, kënd fotosh
dedikuar dashurisë dhe një performancë
arti që bën bashkë instrumentistë dhe
balerinë, TEG të ofron gjithçka që duhet
për ta bërë këtë festë të paharrueshme! Na
vizito, nga data 10 deri në 14 shkurt! Ju
mirëpresim!